Presidenti autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, pritet që të mërkurën ta vizitojë Rusinë dhe të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Gjatë vizitës në kryeqytetin rus, Lukashenko dhe Putin do të zhvillojnë bisedime mbi “çështjet aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

 

Ndër çështjet dypalëshe është vendosja e armëve bërthamore taktike në territorin bjellorus – që Putini tha më 26 mars se deri në korrik Moska mund t’i zhvendosë ato në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë.

 

Çështjet ndërkombëtare ka të ngjarë të përfshijnë luftën në Ukrainë, dhe një reagim ndaj pranimit të Finlandës në NATO, i cili u përfundua zyrtarisht të martën.

 

Minsku e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.

 

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

 

Perëndimi e ka goditur Minskun me disa valë sanksionesh, për shkak të qasjes bjelloruse në shtypje të disidentëve dhe rolit të saj në luftën e Rusisë në Ukrainë.

 

Më 19 dhjetor 2022, Lukashenka dhe Putini janë takuar në Minsk – takim i rrallë i tij që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, që nisi në shkurt të atij viti.

Putinoi e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re