Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80.23 përqind të votave, tha të hënën komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

“Pjesëmarrja ishte 84.23 përqind, dhe rezultatet e zgjedhjeve konsiderohen të vlefshme”, tha Lidia Ermoshina, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, para gazetarëve në Minsk.

Sidoqoftë, kandidatët kundërshtarë shprehën pakënaqësi për rezultatet dhe ata morën mbështetje nga disa mijëra njerëz që dolën në rrugë duke kërkuar zgjedhje të ndershme.

Protestuesit ngritën zërin kundër sundimit të Lukashenkos, mandatit të tij të gjatë në pushtet – ai ka qenë president që nga viti 1994, dhe në vitin 2004 u hoqën kufizimet për mandatin presidencial – situatën e keqe ekonomike dhe përgjigjen e keqe ndaj situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Dhjetëra njerëz u arrestuan të dielën natën, dhe policia përdori plumba gome dhe bomba uji për të shpërndarë protestuesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re