Luksemburgu të Shtunën u bë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas, kjo do te beje qe vendi i vogël dhe i pasur i BE të zvogëlojë trafikun rrugor.

Disa qytete gjetkë tashmë kanë ndërmarrë masa të ngjashme, të pjesshme. Por ministria e transportit tha se ishte hera e parë që një vendim i tillë mbulonte një vend të tërë.

Transporti falas, i shënuar si “një masë e rëndësishme sociale”, prek rreth 40 përqind të familjeve dhe vlerësohet se kursen secilën rreth 100 euro (110 dollarë) në vit.

Jo të gjithë pasagjerët ishin të vetëdijshëm për ndryshimin, i cili erdhi papritur para një ditë.

“Eshtë falas? Nuk e dija,” tha një grua në të 50-at ndërsa priste në stacionin kryesor të trenit në Luksemburg.

Punëtorët e transportit ishin të shqetësuar për atë ndikim që masa do të ketë në sigurinë e tyre të punës.

“Ne nuk dimë ende” çfarë do të ndodhë me pozicionet e tyre, tha një shitës biletash në stacion.

“Të gjithë punëtorët e transportit publik janë të shqetësuar. Ende nuk është e qartë.”

Masa është pjesë e një plani që synon të zvogëlojë trafikun.

Makinat private janë mjeti më i përdorur i transportit, që përbën 47 përqind të udhëtimit të biznesit dhe 71 përqind të transportit të kohës së lirë.

Me më shumë se 200,000 njerëz që jetojnë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë fqinje, të cilët punojnë në Luksemburg dhe shumica prej tyre që udhëtojnë, kjo gjë bën bllokime të mëdha trafiku në orët e pikut.

Popullsia e vendit të vogël është vetëm 610,000 dhe ata punonjës ndërkufitar përbëjnë gjysmën e totalit të të punësuarve.

Kryeqyteti i Luksemburgut ka investuar në rrjetin e tij të transportit publik, veçanërisht duke ndërtuar një rrjet të tramvajit, por udhëtarët ankohen se është akoma i avashte.

Do të kalojnë disa vite para lidhjeve të rrjetit me aeroportin verior, për shembull.

“Ka një vonesë të madhe në zhvillimin e transportit publik,” tha Blanche Weber, kreu i Lëvizjes Ekologjike Luksemburgut duke bërë thirrje për lidhje më të mira mbi baza mjedisore.

Shitjet e biletave në rrjetin vendas – të cilat kushtuan dy euro për udhëtim – më parë mbuluan vetëm tetë përqind të kostos prej 500 milion eurosh për drejtimin e sistemit të transportit. Ajo mungesë tani do të përmbushet nga thesari.

Makineritë e biletave do të hiqen gradualisht nga stacionet, por zyrat që shesin bileta për udhëtime me tren ndërkombëtarë dhe për kabina te klasit të parë në Luksemburg – i cili vazhdon të jetë një shërbim pagues – do të mbetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re