Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një mesazh të dërguar në telefonin e gazetares Klodiana Lala, Berisha e ka cilësuar këtë urdhër-arrest si një sulm për qëllime politike.

Ndër të tjera, sipas gazetares Lala, ai shkruan se kur ndodhi vrasja e Salit ishte për kurim në Turqi. Edhe për vrasjen e Lamajt, Bersha shton se nuk ka gisht. Ai deklaron ndër të tjera se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova dhe fakte për këto akuza, pasi në këtë mënyrë po e fusin në hasmëri me persona të ndryshëm.

“Lulzim Berisha në një mesazh pak minuta më parë për Neës24 thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. 

Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda. 

Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implikimin. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. 

E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj tij. Nuk dihet nëse do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm,”- tha gazetarja Lala.

Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj. Të dy akuzohen se janë përfshirë në vrasjet e ndodhura 15 vite më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re