Deputeti i PD-së, Edmond Spaho nuk ka kursyer kritikat dhe sulmet edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Spaho e ka cilësuar Bashën si një matrapaz dhe hileqar i pabesë pasi “dorëheqja” e tij ishte skemë për interesat e tij personale. Spaho thotë se Basha po mundohet të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimi që mund të vijë nga larja e parave ruse në Amerikë dhe çështja e “Toyota Jaris” në Belgjikë.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos:
Brava dhe disa sejmene te tij ne PD, por edhe analistet e kunatit, jane leshuar ne mbrojtje te skemes se tij te “doreheqjes”.

Brava eshte njeri pa shtylle kurrizore, matrapaz dhe hileqar, i pa bese, qe luan vetem per interesa personale. Edhe diten e tij te fundit ne politike nuk ngurroi te jete i tille.

Interesi i tij i madh eshte te vazhdoje te kontrolloje PD per te shpetuar nga denimet qe mund ti vijne nga larja e parave ruse ne Amerike dhe Tojota Jaris e Belgjikes sikurse eshte folur gjeresisht ne media.

Per keto probleme te tija te medha dhe detyrimet ende te pambyllura qe ka me Ramen, ai do vazhdoje te tentoje te mbaje litarin zvarre ne PD me 3-4 sejmenet e tij.

Demokratet duhet te bashkohen, ti besojne votes se lire dhe te zgjedhin ne krye te PD ate kandidat qe ata i besojne dhe ka dhene prova. Imponimet dhe skemat nga Heminguej Bar nuk prodhojne drejtues qe te cojne ne fitore dhe do mbajne Ramen ne pushtet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re