Rikthehet në shtëpi Ismail Lulani. Shkodra mirpriti veprën e piktorit më të rëndësishëm të traditës në pikturen shqiptare.

Pikturat shumëngjyrshe me motive nga vendlindja e tij, sëbashku me sende personale dhe intimitete të artistit u prezantuan në galerinë e arteve të Shkodrës.

Mes tyre të bie ne sy Pasaporta, certifikata e lindjes ku tregon se ai ka lindur në Tuz të Malësisë së Madhe në pjesën e Malit të Zi, ku me vete në Shkodër mori edhe kujtimet nga ajo zonë që e hasim në pikturën e tij.

“ Shumë artist u përhapen të ndikuar nga rrymat, ishte normale, gjë që e prek deri diku Ismail Lulanin, por nuk e prek në thelb. Ai e ruan identitetin e pikturës shqiptare, por ruan edhe arketipin e shqiptarit në pikturën e tij.Gjë që në at moment ishte shumë e rëndësishme. Në moment shumë të rëndësishme, ku njerëzit po largoheshin nga Shqipëria, ai qëndroi këtu dhe ripërtëriu edhe një herë arketipin e shqiptar, malësorin, njeriun e punës, që asht I lidhur me qytetin. Qytetarin me kostumin kombëtar, fushat lendinat. Por që thellë thellë po të fillojmë ne e të gërmojmë tek zona muzeale e ekspozitës, fillojmë e kuptojmë që Ismail Lulani e ka të vulosun në AND-në e tij, e ka nga kujtimet e fushave të Dinoshës, lëndinave të Tuzit. Pra kjo është vecantia e tij”

Piktura e tij është e veçantë ku shumë piktor janë ndikuar nga ky stil.

“Përbën një vlerë të veccantë, është një prej artistëve Shkodranë më me emër që ka pas ndoshta periudha modern e artit Shqiptar, e cila përfaqësohet, flasim këtu jo vetëm për Ismail Lulanin, flasim këtu për Danish Jukniu, Jakup Keraj, Vladimir Myrtezaj, Ali Miruku, një grup I gjërë artistësh, Angjelkin Dodmasej, Pacët e kështu me radhë, të cilët e kanë ndërtu dhe kanë gjurmu, porn ë këtë kolanë, Ismail Lulani ka vecansin e tij. Pse asht I veccantë Ismail Lulani. Ai është I veccantë, në prizmin e këndveshtrimit tim, është një ndër autorët ka apliku rëndësinë e stilit. Dhe për gjithë ata që merren me artet e aplikume e dinë se cila është rëndësia e stilit. Rëndësia e Stilit ka të bëjë me imponimin e individualitetit artistic, estetik dhe të një bote shumë të pasur ndaj publikut dhe jo vetem, sepse hap shtigje diskutimit estetike, hap shtigje diskutimit etike pse jo dhe filozofiki. Mbi të gjitha Ismail Lulani është gjurmë vazhdues ose një urë e cila I rezistoi atij momentit kapërcyell të viteve të ndryshimit në Shqipëri”

Ismail Lulani me pikturën e tij diti të zgjonte dhe të mbante gjallë çdo stinë, koloriti I tij trajton me mjeshtëri të madhe ngjyrat sa shpesh herë nuk arrihet të kuptohet ku fillon dhe ku mbaron piktura e tij.

“ Asht një piktor i traditës që veprimtarija e tij shtrihet që pas luftës së dytë botërore dhe deri në fundin e viteve 90-të… Kur them nuk u ndiku, nuk e kam fjalën, se në cështjet e  ndikimit artistic ka referenca, dhe ne gjejm referenca te piktura e Ismail Lulanit, ose influencat e impresionizmit sepse asht  piktor impressionist, të ekspresionizmit nganjëherë, më kujton deri diku Shagallin, Milen, pra kjo është pasuri, sepse ai na krijon ura komunikimi me histornë e artit botërorë, por në thelbin, në qënësin e  tij, në at kokfortësin, është I lidhur me natyrën, është I lidhur me natyren shqiptare dhe është totalisht, I ngjizun me të dhe kjo e bënë atë të veccantë. Pastaj si e përdor ngjyrën, kromatiken e saj, e përdorë stilin, at narracionin e saj që të kujton deri diku at pikturën para dadaiste. Por kjo nuk asht vecanti I një shpirti që pasqyron dhe merr reflekset më të mira. Dhe këtë arketip që unë e cilësova ai e vesh me një kostum që komunikon me kulturat e tjera”.

Ekspozita Ismail Lulani në shtëpi u hap në bashkëpunim mes vajzës së tij dhe galerisë së arteve nën kurimin e Helidon Halitit….

 “Retrospektiva e Ismail Lulanit është një përbashkësi vullnetesh e inicuar nga e bija e tij Ormira Lulani e cila kishte kohë që kishte dëshirë ta rikthente dhe prej galerisë gjeti mbështetje të natyrshme. Sepse Ismail Lulani harxhu kohë në këtë galeri, jo vetëm si ekspozues, jo vetëm si artist, por ka qenë një dashamirës dhe ka qenë një nga personat më present. Dhe ky rikthim ishte një rikthim po I natyrshëm, prandaj ne e quajtem Ismail Lulani në shpi të vetë”…

Ismail Lulani eshte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura  për pikturë. I emruar pedagog në këtë akademi ai me dëshirën e tij vendosi të kthehet në qytetin e tij Shkodren ku edhe themelon në Liceun Artistik të qytetit degen e arteve vizive. Ismail Lulani ndahet nga jeta  me 6 tetor të vitit 2002./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re