Gjatë foltores që ka pasur me demokratët në Bilisht nuk kanë munguar as të çmendurit.

I tillë ishte edhe një qytetar, i cili i shtroi një pyetje që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve në Foltore.

“Kam pritur që Luli mbas katër humbjesh një ditë do dilte para PD, demokratëve, t’u thoshte faleminderit që më keni dhënë këto detyra kaq të rëndësishme, por unë kaq munda. 

Ky do të ishte një farë nderi për të, po ai është faqezi, që një pjesë të faqes po na e nxin edhe ne. Luli është peng i Ramës dhe kjo nuk ka diskutim. 

Rama e ka si punë tespie atë, loz me të si të dojë. Mendoj se do t’i drejtohem nga kjo foltore Lulit. O Lul a e di sa të këqija i ke sjellë PD-së ti? A e di sa plagë i ke hapur kësaj partie o Lul Basha? Këto plagë mendoj se do dijë t’i shërojë vetëm doktor Sali Berisha. Dëmet që ka sjellë Luli janë të mëdha sa nuk llogaritet.

Një gjë o doktor, ky Luli nuk e di si është themeluar kjo parti. Unë do të të pyes ty, nga e gjete o doktor që na e solle neve? Ne përdorim këtej nga Devolli një thënie, e more të vockël fare, e rrite dhe tashi kërkon të të hajë ty dhe ne, gjë që s’ndodh kurë, ai do hajë kokën e tij”, tha qytetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re