Ditën e djeshme në Kuvend kryeministri Edi Rama i bëri thirrje për bashkëqeverisje kreut të PD, Lulzim Basha, të cilit i vuri si kusht që të nxjerrë origjinalin që ka brenda tij dhe të mos jetë kopje e Sali Berishës.

“Kur të kalosh nga kopja tek origjinali nëse e ke ndonjë brenda, atëherë mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje”, u shpreh Rama dje në Kuvend.

Ndërsa sot, pas mbledhjes së kryesisë së PS, tha që janë forcë e vetme politike dhe për të përfshirë të tjerë në familjen e tyre duhen thyer barrierat, megjithatë shtoi se duhet bërë më e mira për shqiptarët.

I bëtë dje kreut të PD një ofertë për bashkëqeverisje, a ishte e sinqertë?

Edi Rama: PS është në një proces reflektimi se proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, na kanë ndihmuar edhe të kuptojmë se vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin.

Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjme gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët.

“Mos bëj garë për t’më sharë mua, nuk ja kalon dot ustait”, Rama drejt Bashës: Mund të jesh gati për bashkëqeverisje vetëm kur…

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re