Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar debatet në PD, në lidhje me pozicionin e kryetarit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ish kryeministri Sali Berisha, është kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk ka nevojë për debat.

 

“Sali Berisha është themelues dhe lider i demokratëve. Nëse ai do të jetë kryetar i PD, ai është kryetar. Zgjedhjet për kryetar në këto kushte janë muhabet kot, sepse Berisha është. Zgjedhjet kanë kuptim për të gjithë të tjerët, jo përballë Berishës. Ska kuptim. Kështu që PD duhet të mbledhë mendjen sa më shpejt, të mbyllë këto procedurat e brendshme dhe, të fillojë punën për t’u bërë alternativë”, shkruan Manjani.

 

Ai thekson se nuk ka më kuptim debati kush është kryetari dhe as do kandidojë apo jo Berisha, se është vërtetë muhabet kot.

 

“Ai është. Të shpresojmë që PD të hapet dhe të reformohet realisht shpejt. Përndryshe, le të mbyllë qepenin sa më parë, bashkë me qepenin politik të Lulit”, shkruan më tej Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re