Skip to content

“Luli thjesht ha përshesh”, Rama reagon pas deklaratave të presidentit: Çdo votë për LSI është votë kundër Drejtësisë, çdo votë për PD-në është për Ilirin dhe Saliun

ramaaa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit Ilir Meta këtë të hënë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se presidenti i ka kthyer zgjedhjet e 25 Prillit si një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

Sipas Ramës, çdo votë që shkon për LSI-në është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD-në shkon për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Më tej kryeministri vijon të përsërisë se veprimet e Lulzim Bashës janë të komanduara, duke shkruar ‘Luli thjesht ha përshësh’.

Rama:

Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh

(R.G/Faxweb.al)

 

/faxweb