Lartësitë e fshatit Xibër të Matit rrisin një lule të rrallë. Emri i saj është “Narcissus Poeticus.

Në mbi një mijë metër lartësi, banorët e identifikojnë atë si lulja e së bukurës, krenarisë, besimit apo e egos.

Arsyeja që Abdulla Diku është ngjitur në këto lartësi nuk është vetëm për të na rrëfyer ekzistencën e një luleje që rrallë rritet në livadhe të tjera, është edhe mosshfrytëzimi i kësaj zone për turizëm.

Shpresa për ta vendosur atë në hartën e vendeve për t’u vizituar është rruga e Arbrit.

Deri më sot, vizitorët e saj të zakonshëm janë të rinjtë e zonave përreth. Ata e shfrytëzojnë këtë mjedis të pa dëmtuar nga dora e njeriut për të bërë fotografi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re