Pas deklarates se sotme te Bashes i cili vazhdoi avazin se 30 qershori nuk ishte date zgjedhjesh dhe se duhet te rishihet 13 tetori i Ilir Metes, ka reaguar edhe ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, njeheresh zedhenesja e qeverise, Elisa Spiropali.

Me ane te nje reagimi ne twitter, Spiropali thekson se Basha duhet ta harroje 30 qershorin bashke me Meten, sepse po iu iken keshtu edhe 2021-shi.

Reagimi i plotë:

Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re