Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet ditën e sotme për të miratuar dy kandidaturat për garën e kryetarit të ri të selisë blu.

Në garë për postin e kryetarit janë regjistruar zyrtarisht, Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Në njoftimin e shpërndarë nga përkrahësit e Bashës theksohet se Kryesia do diskutojë dhe miratojë dy kandidatët në fjalë.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot, datë 22 qershor në orën 20:00 në zyrat e PD, do të mbahet mbledhja e kryesisë për të diskutuar dhe miratuar kandidaturat për Kryetar të PD.

Faleminderit”, thuhet në njoftim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re