“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë. Sonte, me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe çuarja para drejtësisë i hajdutëve të votave tuaja.

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve”.

Kështu tha Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij para selisë së PD-së, në mbyllje të protestës.

Në fund, si zakonisht, këndoi edhe himnin.

Me tenor kuptohet, pasi nuk e bën më gabimin e mëparshëm, të jetë vetë këngëtari kryesor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re