Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha do të zhvillojnë një mbledhje sëbashku me grupin Parlamentar të PD-së, pranë Kryesisë së Kuvendit, pas së cilës pritet të flasin edhe për mediat.

“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat.”, shkruhet në njoftim.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi nga partia Gazment Bardhin, me  arsyetimin se “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”.

LEXO EDHE: “Ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata”- Kryesia e PD përjashton Gazment Bardhin: Ka ndjekur agjendë personale

Në argumentimin e bërë nga PD, thuhej se Bardhi është përjashtuar “po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar”.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.

Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike.”, thuhej në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re