Lulzim Basha do të festojë 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Në ftesën drejtuar demokratëve, kreu i partisë u kërkon që të kremtojnë së bashku themelimin e PD-së, si edhe të nderojnë sakrificat e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite.

“Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e antarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Lulzim Basha”, shkruhet në ftesën drejtuar demokratëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re