Ndërsa gjithë Europa është në izolim dhe nuk lejohet asnjë grumbullim, për shkak të koronavirusit, Lulzim Basha ka habitur çdokën.

Ai ka mbledh disa mijëra njerëz në sheshin “Nënë Tereza”, për të hapur fushatën e Partisë Demokratike, duke treguar kështu, se për të ardhur në pushtet, atij nuk i intereson shumë, edhe nëse i infektohen ndjekësit e vet.

Basha ka shkelur çdo ligj të vendit, por ka treguar edhe një papërgjegjshmëri, që nuk mund të justifikohet për një njeri që nesër pretendon të na drejtojë.

Jo vetëm kaq, por ajo që ka bërë përshtypje, është fakti se në fjalimin e tij, ai nuk e ka përmendur në asnjë moment pandeminë e shkaktuar nga Covid, që është shqetësimi kryesor jo vetëm për shqiptarët, por edhe për botën.

Nuk ka përmendur as tërmetin dhe çfarë plani ka ai për rindërtimin, edhe pse mijëra shqiptarë u prekën nga tërmeti një vit më parë.

Nuk i përmendi as njërën, as tjetrën, pasi në llogaritë politike, mendon se nuk fiton asnjë pikë me to, pasi për Covidin, Rama ka arritur të sigurojë mbi një milionë vaksina, ndërsa për tërmetin ka rindërtuar një pjesë të madhe të shtëpive të shkatërruara.

Ndaj dhe duke menduar se nuk fiton politikisht dot me këto dy kauza, ai vendosi të mos i përmendë fare, duke i rënë shkurt.

Duke mos bërë këtu llogaritë, se shqiptarët duan të dinë se çfarë do të bëjë ky nëse vjen në pushtet, për Covidin.

Se siç tregoi këtë të enjte, ai nuk do t’ia dijë për Covid, duke mbledhur mijëra njerëz bashkë.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re