Me gjithe “orientimet” qe i japin keshilltaret e jashtem dhe te brendshem, opozita duket jo solide në lidhje me aksionin e saj opozitar në shtator.

Kaosi u thellua edhe më shumë gjatë një dalje të shkurtër për mediat, nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Ai vetë por edhe anëtarë të PD-së kanë folur më herët për rikthim të protestave kombëtare, gjatë të enjtes kreu i PD-së, në asnjë moment, nuk i përmendi ato. 

Duket se gjatë pushimeve verore, Basha e ka harruar krizën politike në të cilën e futi vendin dhe me një pamje të qetë dhe zë të butë ai foli për një plan kombëtar me masa që do u vijë shqiptarëve si një alternativë më e mirë qeverisëse.

“PD së bashku me opozitën e bashkuar, javët në vazhdim do të paraqesim një platformë masash, si një ofertë kombëtare dhe plan kombëtar për Shqipërinë si gjithë Europa për të mos humbur më shumë kohë të çmuar duke mbyllur derën e Evropës për Shqipërinë. 

Këto masa do i nënshtrohen një dialogu kombëtar duke përfshirë jo vetëm qytetarët por edhe intelektualët dhe mediat,” – tha Basha

Fjala protestë apo rinisja e tyre si aksion politik i opozitës nuk u përmend askund ne artikulimin e sotem publik te Bashes.

Ndërkohë që vetëm një ditë më herët, të mërkurën, ka qene me i ashper ish deputeti Aldo Bumçi kur deklaroi se protesta do të rinisin në shtator si rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë dhe për t’i hapur rrugë shpresës së qytetarëve.

Një qëndrim ky mjaft kontradiktor me atë të Bashës të enjten (sot), i cili tha se mënyra e vetme për t’i dhënë shpresë qytetarëve shqiptarë është plani kombëtarë që PD do të prezantojnë gjatë javëve në vazhdim.

Kjo linjë politike kontradiktore në fakt, që duket se vetëm konfuzojnë qytetarët, të cilat janë në pritje të një zgjidhje të ngërçit politik, që prej më shumë se 6 muajsh ka pushtuar vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re