Skip to content

Lulzim Basha i përgjigjet Berishës me Salianjin: Bën shaka, nuk kthehet më në krye të PD

Ervin Salianji, një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, i ftuar në emisionin Java në Dritare TV komentoi deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

Salianji e cilësoi një batutë deklaratën e ish-liderit të PD për të marrë sërish drejtimin e partisë.

“Ky është një deklarim personal i zotit Berisha. Nuk është një diskutim kolektiv. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet që mandatojnë kryetarin e PD për 4 vjetët e ardhme.

Është një deklaratë që më ngjau me një batutë. Mendoj është një batutë.

Për detaje të tjera duhet pyetur vetë zoti Berisha”, u shpreh Salianji.