Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për përjashtimin nga Partia Demokratike, pas përfundimit të seancës së parë plenare ku u zgjodh kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje.
Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.
Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha.
Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi.
Shpreh keqardhje që tezat e kundërshtarit të vetëm të PD e shqiptarëve sot i kam dëgjuar nga goja e një njeriu që vlerësimin e kam dhënë dje dhe i qëndroj dhe sot.
PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.
REMOTE_ADDR:[]