E ardhmja e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, duket se është e lidhur.

I pari ka frikë se mos e shkarkojnë si kryetar të PD-së, pasi i ka lënë pa pushtet demokratët, ndërsa i dyti është drejt shkarkimit si president.

Ky hall i përbashkët duket se i ka bërë bashkë sot që në mëngjes.

Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë Metës, ku ka qendruar për më shumë se 40 minuta.

Problemi i tyre është si të gjejnë një mënyrë për të rrëzuar Edi Ramën, pasi deri më tani nuk ja kanë arritur as me bojkote, as me dekretime e ç’dekretime, dhe as me protesta.

Arben Ristani sugjeronte se Rama rrëzohet vetëm duke larguar Lulzim Bashën, por vështirë se kjo gjë ndodh.

Ndaj ky i fundit ka filluar konsultohet me Metën, përveç konsultave të përhershme me Berishën.

Pastaj do mbledhë edhe aleatët e tij, Dash Shehi, Nard Ndoka e Fatmir Mediu, për t’iu marrë ndonjë mendim.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re