Lulzim Basha thotë se është bllokuar nga bora rrugës në Lezhë.

“Situata në rrugët e vendit paraqitet e rëndë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh.

Prej disa orësh i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë”, shprehet Basha.

PD ndërkohë thotë se janë bllokuar mijëra persona në rrugë.

Gazment Bardhi ka hedhur akuza mbi qeverinë se po keqmenaxhon situatën. Bardhi gjithashtu thotë se Rama gënjeu kur tha se 500 borëpastruese ishin në dispozicion, pasi ato numërohen vetëm me gishtat e dorës.

“Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon.

Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet.

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.

Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë.

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve.

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njësoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë!”-shkruan Bardhi.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ilir Meta.

Ai ka kërkuar nisjen e hetimeve.