Opozitat pritet të zhvillojë protestë në datën 8 korrik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 20:00.
Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve.
Njëherazi kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.
Seanca pritet të fillojë në orën 18:00.