Ka nisur prezantimi i qeverisë nga kryeministri Edi Rama në Kuvend, ndërsa në të njëjtën kohë rivali i tij Lulzim Basha po i afrohet godinës së seancave parlamentare.

Basha së bashku me deputetët Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj kanë mbërritur me 20 minuta vonesë në Kuvend, ndërkohë që deputetët e tjerë opozitarë zunë vende në karriget e tyre më herët.

Gjatë prezantimit të qeverisë së re kryeministri Edi Rama u ndal te përbërja me më shumë gra e kabinetit, të cilave iu kujtoi se puna do tiu vlerësohet pa iu referuar përkatësisë së tyre gjinore.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I nderuar Kuvendi i Shqipërisë, një ndjenjë e posaçme mirënjohje për votuesit tanë, jam këtu përpara jush për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re, në mandatin e tretë. Kjo qeveri do të ketë përbërjen më të lartë të grave, jo vetëm në Shqipëri, unë jam krenar që ne u kemi dhënë vajzave dhe grave vendin që meritojnë në shoqërinë tonë. Përbërja e qeverisë është një pasqyrë e qartë e vullnetit tonë.

Dy gjëra të tjera duhet thënë, tejkalimi i lartë i shkallës së barazisë, raporti i përmbysur në favor të anëtarëve gra në qeveri, nuk ishte një pikënisje por pikëmbërritje për ndërtimin e kabinetit. Dukshëm kemi më shumë kolege se kolegë, për arsye se detyrat i përshtaten më mirë në këtë mandat të tretë.

Kjo do të thotë se siç faktori gjinor nuk ka qenë shtysa për ti bërë ato pjesë e qeverisë, ashtu nuk do të jetë një plus për gjykimin e punës së tyre. Dua të nënvizoj po ashtu se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për barazinë gjinore, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbeten prioritetet tona.

Gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend, kryeministri Edi Rama po prezanton programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ku tha se përballimi i pasojave të pandemisë dhe tërmetit do të jenë dy prioritetet absolute të qeverisë. (Lexo lajmin)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re