Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbërritur pranë Teatrit Kombëtar, por aty ka gjetur vetëm gërrmadhat.

Teatri është shembur brutalisht dhe zona është rrethuar me forca speciale.

Janë shoqëruar në polici aktivistë, aktorë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë mbërritur në vendgjarje, por nuk e kanë gjetur godinën e Teatrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re