Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka shkelje në emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar të kësaj partie në qarqe.

Pas këtyre emërimeve ishin të shumta reagimet për shkak se Marku kishte qenë pjesë e komisionit që filtroi kandidatët për deputetë dhe Shehu u skualifikua nga anëtarësia në zgjedhjet e brendshme. Por Basha thotë se nuk ka shkelje.

“Asnjë rregull i statutit nuk është shkelur. Komisioni ka mbaruar punë dhe zoti Mark Marku është një propozim i ardhur pothuajse nga të gjithë strukturat e qarkut të Lezhës e jo vetëm. 

Është njeri me kontribute të jashtëzakonshme, intelektuale akademike dhe tashmë një figurë e mirëpritur në mënyrë unanime jo vetëm nga demokratët e Lezhës por nga të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës.

Ndërsa në rastin e zotit Tritan Shehu, po kështu drejtimi politik i qarkut i është besuar një pedagogu, një akademiku, një mjeku, i cila ka qenë dhe mbetet simbol i kontaktit me njerëzit dhe i shërbimit ndaj njerëzve, padiskutim që vendimet finale për listën e deputetëve i takojnë kryesisë dhe këshillit kombëtar të Partisë Demokratike“, – u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re