Skip to content

Lulzim Basha: Më 13 qershor demokratët do i japin përgjigje regjimit Rama-Doshi, duke më rizgjedhur mua kryetar

Kreu në detyrë PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në 13 qershor demokratë do t’i japin një përgjigje regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Teksa ka publikuar disa foto nga takimi i tij me demokratë në Tiranë, lideri demokrat theksoi se nuk do të dorëzohen.

Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia.

Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët“-shkruan Basha.

Se çfarë lidhje kanë Rama e Doshi me zgjedhjet për kryetar të PD, vetëm Lulzim Basha mund ta kuptojë.