Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook e cilëson akt kriminal mbylljen e kufirit për 50 shqiptarë të bllokuar në Kapshticë.

Sipas tij, Kushtetuta e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar, ndaj apelon fort t’i jepet fund tragjedisë që sic thotë, po luhet prej 4 ditësh para syve tanë.

STATUSI I PLOTE
Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.
Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re