Skip to content

Lulzim Basha me kandidatet për deputete në Elbasan: E kam parim që i mbaj premtimet një më një, me mua shqiptarët do kenë qeveri efikase

Lulzim Basha, këtë të diele ka qenë në Elbasan ku është takuar dhe me gratë kandidate në kët qark.

Në fjalën e tij Basha është shprehur se detyra e tyre është që të mbajnë zotimet dhe të mbyllin të gjithë angazhimet një nga një.

Sipas tij një rëndësi të veçantë ka përfshirja e grave në PD.

Një rëndësi të veçantë përfshirja në ekipin tonë grave përfaqësuese të Shqipërisë. Grave profesioniste do t’u besohet kthimi i institucioneve qytetarëve. Grave profesioniste do t’u besohet fytyra njerëzore e politikës. Po humbim shumë jetë njerëzish. Po humbim shumë jetë mjekësh dhe infermierësh. Do t’u japim shqiptarëve një qeveri efikase dhe një ekip kundër pandemisë”, ka thënë Basha.