Gazment Bardhi është shprehur i revoltuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla e cila pranon dhe lexon letrat e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Duke iu referuar tensioneve në Kuvend, Bardhi shprehet se gjithë kjo situatë krijohet nga kreu i mazhorancës Edi Rama “për të provokuar opozitën dhe për ta mbajtur në një tollovi dhe rrëmujë të brendshme”.

Ai shtoi se nuk do të bie pre e këtij provokimi, por do të vijojë betejën me Ramën.

Gazment Bardhi: Si mund të tallesh me opozitën që keqpërdor në anëtar të grupit parlamentar të PD dhe lexon çdo letër bakalli që të vjen në zyrë.

Është bërë kryetarja Lindita Nikolla si zyrë protokolli dhe arkive e Lulzim Bashës. Çdo letër që firmos Lulzim basha ia sjell që t’ja ruajë Lindita Nikolla, e cila lexon dhe protokollon çdo letër që i vjen nga një deputet.

Unë e kuptoj që Lulzim Basha mund ta dijë Lindita Nikollën si zyrë protokolli dhe si specialiste arkive por nuk kuptoj pse Lindita Nikolla do duhet të bëhet qesharake deri në pikën sa ta trajtojë vetën si të tillë.

Pse e bën këtë, sepse e ka urdhëruar Edi Rama për të provokuar opozitën dhe për ta mbajtur në një tollovi dhe rrëmujë të brendshme. Nuk biem pre e këtij provokimi, kemi betejë me Edi Ramën, do bëjmë betejë me të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re