Kryetari demokrat Lulzim Basha ka parë nga afër zonat e përmbytura në Darëzezë të Fierit, pas daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Ai është shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputetë socialistë të zonës.
 
Prej tyre ai ka marrë informacionet mbi operacionet e kapërcimit të situatës.
 
Për liderin e opozitës, emergjente është dhënia e ndihmës për banorët e prekur nga situata e vështirë. Basha tha se banorët duhen ndihmuar me ushqime, veshje dhe strehim. Kreu i PD-së vlerësoi forcat e ushtrisë që janë angazhuar në rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur me pjesën tjetër të Fierit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re