Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Gjirokastëra tha se ndryshimi ka filluar, pasi sipas tij, me ardhjen në pushtet, pas 25 prillit do të çlirohet gjithë Shqipëria.

“Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në shkodër, nga Durrësi në Korcë.

Do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia.

Në 25 prill të gjithë do të votojnë për ndryshimin, për fëmijët, për ekonominë, për Evropën dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa

Ju bëj thirrje, e para të merrni me masa, mbani maskë dhe distancë. E dyta mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, është një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës, fitore ë gjithë Shqipërisë”,tha Basha.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re