Skip to content

Lulzim Basha nis festën: Sipas sondazhit të Çim Pekës, ai fiton me 72% të votave

Të gjitha sondazhet e organizuara nga kompanitë serioze dhe të provuara ndër vite në Shqipëri, të cilat kanë parashikuar me saktësi se si do të dalin zgjedhjet, tregojnë se PS është parti e parë në vend dhe Edi Rama i fiton këto zgjedhje.

Dilema është nëse ai do të kalojë numrin e 70 deputetëve, që i duhet për të qeverisur i vetëm.

Por ndërkohë, paralelisht zhvillohet një sondazh tjetër i porositur nga PD, që jepet në televizionin e familjes Berisha.

Sipas këtij sondazhi, që i faturohet një emigrant shqiptar në Britani, Lulzim Basha fiton me 71.9%.

Tani, për të qenë pak më të besueshëm, mund ta kishin bërë 51.9% fjala vjen, se dhe me aq fitojnë.

Se me këto shifra, i bie që Lulzim Basha të fillojë festën e demokratët të mos angazhohen më në fushatë.

Ndaj një këshillë: Ulini pak shifrat, se e morët më qafë PD-në, se do mendojnë që e kanë të sigurtë fitoren e do e lënë fushatën në mes, ndërkohë që duhet të bëjnë të kundërtën, pasi janë shumë pikë prapa Edi Ramës.

(TemA)