Skip to content

Lulzim Basha: Nuk iu lë në mes të rrugës e të bashkohem me Ramën, një ditë do fitoj se s’bën

Lulzim Basha thotë se nuk do i lërë njerëzit në mes të rrugës e të bashkohet me Edi Ramën.

Ai thotë se do ta fitojë patjetër betejën kundër Ramës, edhe se kur, nuk dihet.

“Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë në mes të rrugës këta njerëz? Do tu themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë.

Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim.

Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, europiane për gjithë shqiptarët.

Ndaj, kështu do të vazhdojmë sepse për ne pushteti nuk është një mjet për të akumuluar grupe kriminale dhe para, dhe pastaj për të vjedhur e blerë votat por është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndaj e them dhe njëherë, pushteti i marrë me bandat, pjell vetëm krim.

Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë”, u shpreh Basha.