Skip to content

Lulzim Basha: Pa dënuar politikanët që vodhën s’ka drejtësi

KRYEMADHI BASHA

Lulzim Basha thotë se pa ndëshkuar politikanët që kanë vjedhur zgjedhjet nuk ka drejtësi.

Përmes një postimi në facebook, kryedemokrati shkruan se pa ndëshkimin e Dakos dhe politikanëve që sipas tij transformuan  zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi!#ShqipëriaSiEuropa.

“Vangjush Dako është i paprekshëm. Vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për pushtetin e Edi Ramës.” citohet në videon që kreu i PD ka publikuar bashkëngjitur statusit të tij, ndërsa sjelle dhe një herë në vëmendje vendimin e DASH që i ndalon Vangjush Dakos e familjes së tij hyrjen në SHBA.
 
 “SHBA ndëshkon Vangjush Dakon për korrupsion. Vangjush Dako nuk është hetuar për asnjë rast korrupsioni. Ai mbrohet nga Edi Rama. Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi.” citohet më tej në videon e kryedemokratit Lulzim Basha.