Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur mbi inceneratorët, duke deklaruar se kjo kompani ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve.

Ai paralajmëron dhe hetime, pasi për afera shumë më pak se kjo ka përfunduar në burg kryetari i Bashkisë së Veronës.

“Është një grup i strukturuar kriminal. Nuk bëhet fjalë vetëm për burgun, por bëhet fjalë që këto para po vidhen në një kohë kur Shqipëria është në një kolaps ekonomik. Të treja këto afera do hetohen, nga kryeministri tek ministri më i thjeshtë dhe tek personat e përfshirë. Për afera shumë më pak se kjo ka përfunduar në burg kryetari i Bashkisë së Veronës…

Ka një parim ligji antimafia dhe ne do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare PPP që është dhënë në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk ka gjykatë në botë që ta rrëzojë këtë. Një kompani që bëhet një ditë para se të marri kontratën, që merr 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, nuk ka prokuror sado të rëndomtë mos ta çojë para Gjykatës dhe nuk ka Gjykatë mos ta dënojë”, tha Basha në “Zonë e Lirë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re