Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se kryesia e partisë e ka mandatuar atë, për të nisur procesin e djegies së mandateve.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, votoi unanimisht pro propozimit të Bashës për djegien e mandateve.

“PD vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike, në kuvendin e dalë me votat e krimit. Grupi parlamentar autorizoi kryetarin e partisë, të ndjekë hapat e mëtejshme”.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka ende një vendim zyrtar lidhur me këtë çështje, por deputetët e saj kanë shkruajtur disa statuse të paqarta në rrjetet sociale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko