Skip to content

Lulzim Basha përgëzon Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale: Uroj që mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohet edhe më shumë

1200 630 basha erdogan compressor e1554199516573





Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përgëzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme.

-1200-630-basha-erdogan-compressor-e1554199516573

Përmes një reagimi në Twitter, Basha është shprehur se shpreson që lidhjet e ngushta mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të rritet.

“Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë”, shkruan Basha në Twitter.

“”