Jashtë dyerve të qendrës së votimit, ish kryeminstri Sali Berisha foli lidhur me dosjen “Toyota Yarsi”.

 

Berisha tha se Prokuroria ka hapur një çështje, dhe kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë deponimin.

 

“Unë nuk kam mbajtur asnjë sekret. Sa i përket ‘toyota yaris’, në dijeninë time Prokuroria ka hapur një çështje, Lulzim Basha ka bërë deponimin. Unë, Bashës i kam thënë që ti ke prishur hetimin. Unë di që ai është thirrur në hetim. Kam dëshmuar publikisht se cfarë i kam thënë atij. Drejtësia belge po e ndjek dhe kam beism se do t’i shkohet deri në fund”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re