Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se Amerika kërkonte përjashtimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga partia që e themeloi dhe nga Kuvendi i Shqipërisë si deputet i kësaj force.

Në një intervistë për “Open”, Basha tha se ishin negociatat e tij që sollën në “zbutjen” e kërkesave, ndërsa përmendi se Berisha ka pasur gjithë kohës respektin e tij, duke prekur ndonjëherë edhe interesin e tij vetiak. Po ashtu, në fjalën e tij kryedemokrati shtoi se nëse vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të merrej, PD do të izolohej nga çdo kontakt me aleatët.

“Kush është politikani dhe njeriu Sali Berisha? Unë në asnjë moment nuk kam shkelur mbi 16 vite bashkëpunim me të. Kemi shkaktuar dëme dhe përplasje gjatë qeverisjes sonë. Ndarja me Berishën është 9 shtatori. Kam marrë një vendim të bazuar në statut, të bazuar në përgjegjësitë e lidershipit.

Mund të them që ka qenë një ditë dramatike përjashtimi i Berishës. Unë nuk e komentoj vendimin e DASH, vendimin tim po.

Nuk bëhet diçka për një gjë as të thjeshtë dhe as të lehtë. Barra e kreut të PD ishte vendosja në peshore e interesit të partisë dhe Sali Berishës. Ai ka pasur respektin dhe besnikërinë time.

Sa herë bëhej fjalë për interesin e tij, kam ceduar edhe në atë të kryetarit të PD-së. Nëse nuk e bëja do të izolohej PD nga çdo kontakt me Amerikën. Nuk ka kërkuar pezullimin e Berishës, po përjashtimin nga Kuvendi por edhe përjashtimin nga Partia.

Produkti për të gjetur një zgjidhje, në këtë moment valë investimin u gjet në pezullimin duke bërë realitet premtimin e Berishës se në betejë nuk do të përfshinte PD-në,”-tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re