Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një takim me gra të LGDSH.

Me një postim në “Facebook” ku ka shpërndarë disa foto nga ky takim, Basha shkruan se në procesin për zgjedhjet në LDGSH do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë gjuhën e urrejtjes.

Lulzim Basha:
“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re