Nuk ka forcë që të na ndalë në rrugën për ndryshim. Kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një pjesë të fjalës së tij në seancën plenare e javës që shkoi.

Kryedemokrati shprehet se askush nuk do ta ndalë opozitën “kundër pengesave dhe kundër status quo-së për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët.”

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar.”

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër.

Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja.

Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë,” është kjo fjala që ka shkëputur Basha nga Kuvendi dhe e ka risjellë në mediat sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re