Lulzim Basha ka qenë sot në Durrës.

Përveçse në zonën e Ferdinand Xhaferrajt, ai me sa duket ka hyrë edhe në fushën e këtij të fundit, atë të energjisë diellore.

Nëse Xhaferraj vite më parë premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit, Basha ka premtuar se do subvencionojë energjinë diellore.

“Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport.

Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji.

Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike.

Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh. Ca do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare”, tha Basha.

“Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm.

Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë.

Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë”, shtoi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re