Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë në konferencën për shtyp deklaroi se PD-ja ditën e sotme është pastruar nga hijet e së shkuarës.

Basha fillimisht falënderoi delegatët e pranishëm në Kuvendin e ditës së sotme.

Sot ka qenë një ditë tjetër e gjatë në oborrin e shtëpisë së lirisë. Zhvilluam përsëri një debat. Sot u vendos me votën e tyre. Dua të falenderoj përfaqësuesit e demokratëve, 5004 sot që me praninë e tyre, përkundër të gjithë punës e presionit erdhën u mblodhëm, vendosën dhe zgjodhën të ardhmen. Ata vendosën të ecin përpara për PD, e mbi të gjitha për Shqipërinë.

Falenderime për ta. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin, ndryshimin e mohuar nga masakra zgjedhore, pritet ndryshim edhe më shumë nga ne sot. Shqiptarët panë se si demokratët zgjedhin me qytetari interesin kombëtar, atë të shqiptarëve, zgjedhin rrugën drejt së ardhmes, zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës. 

PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Edhe jemi partia e vetme në Ballkan që njësojmë aleancën për demokracinë, me qëllim për të kthyer normalitetin e vet . Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi ynë me betejën për vettingun e politikanëve”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re