Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, pas mbylljes së seancës së parë të sesionit të ri, ku nuk mungoi kaosi dhe zhurma nga  deputetët e Bardhit dhe Berishës.

Në fjalën e tij, Basha tha se seanca sot tregoi vazhdimin e një teatrit  me skenar dhe regji të Edi Ramës për të pamundësuar zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënies e llogarisë që është misioni kryesor i parlamentit.

“Dita e sotme tregoi vazhdimin e teatrit me regji dhe skenat të Edi Ramës, për t’i pamundësua zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjeësisë   dhe dhënien e llogarisë që është funksioni  kryesor i Parlamentit.

Sat kam një thirrje për presidentin e Republikës,  që të kthejë mbrapsht ndryshimët e njëanshme për Komisionet Hetimore, të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores.

Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore” tha ndër të tjera Basha,.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re