Lulzim Basha ka takuar  te tjera familje te përjashtuara nga ndihma ekonomike. Gjate vizitës ne bashkinë e Kavajës, kreu demokrat është njohur me situatën e rende te  disa prej familjeve te lënë jashtë skemës. Banorët kërkojnë ndihme ndërsa thonë se janë te gatshëm te kryejnë çdo lloj pune.
 
Kryetari  demokrat e ka konsideruar situatën si një emergjence kombëtare dhe ka thirrur për interpelance kryeministrin Rama. Sipas Bashes qeveria i ka paratë por prioriteti i saj nuk janë njerëzit ne nevoje.
 
Edhe me herët partia demokratike ka denoncuar largimin nga skema e ndihmës ekonomike te rreth 20 mije familjeve ne kushte te vështira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re