Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme takime me biznese dhe qytetarë në Njësinë 4 në Tiranë.

Teksa ka qënë duke hyrë në ambientet e një biznesi, ai është takuar me dy të moshuara të cilat i bënë me dije se qeveria nuk i ka ndihmuar aspak gjatë periudhës së tërmetit.

Një prej tyre i tha Bashës se lutet që ai të vijë në pushtet më 25 prill.

“Ty të besohet se ditë për ditë them o zot ishalla e merr Lulzim Basha.

Përditë lutem dhe i lutem Zotit që ta marrësh.

Pa asnjë lloj interesi e them” është shprehur e moshuara.

Basha pas kësaj, ka marrë zemër dhe ka thënë se është e sigurtë që ai do të fitojë më 25 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re