Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta se kërkon të marrë votat e demokratëve dhe t’i dërgojë tek Edi Rama.

“Këta janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal”, u shpreh Basha, duke shtuar se kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh.

Lulzim Basha: Duan ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh, oligarkësh, mundësish të kontrollojnë çdo aspekt të jetës.

Kurrë s’ka qenë më e qartë diferenca, midis një grupi njerëzish që duan status quo-n. S’ka rëndësi njëri në qeveri, tjetri sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, ti trafikojë atje.

Këtë janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal, pushtetit e pasurimit të tyre, si edhe në rastin aktual frikës së tmerrshme që kanë nga ora e llogarisë. PD qëndron si forca e vetme parlamentare, që kërkon ndryshim rrënjësor

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re