Lideri i PD-së Lulzim Basha ka hedhur votën e tij sot në njësinë nr. 8 në Tiranë për përzgjedhjen nga baza të kandidatëve për deputet duke e cilësuar këtë proces si shtylla e programit politik të opozitës në qeverisjen e nesërme. Gjithashtu Basha i ëhstë përgjigjur dhe deklaratave të djeshme të Ramës i cili ironizoi procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidatëve më pak të preferuar të demokratëve në të gjithë vendin.

“Ky proces në gjithë Shqipërinë përfundon dhe kulmon në Tiranë, pjesëmarrja masive është tregues i qartë i vendosmërisë tonë që dot bëjmë realitet mes radhëve tona atë që do bëjmë në të gjithë Shqipërinë.
Procesi i përfshirjes dhe demokratizimi i PD do të vazhdojë të jetë shtylla e programit tonë politik që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish të pasuruar në bashkëpunim me një qeveri që vjen nga një parti që ka frikë dhe votën e vetë anëtarëve të saj.

Ndërsa në lidhje me ironinë e kryeministrit Rama, lideri i PD-së u shpreh:

“Mos prisni që ai të lavdërojë një proces demokratik, prej 22 viteve nuk bindet garës, nuk organizon garon dhe ai mbajti 3 orë një fjalim për të mos u marrë me njerëzit që janë në listën e zezë të SHBA si Vangjush Dako.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re