Rama ka vijuar të replikojë me kryedemokratin Basha duke i kërkuar që të shpjegojë lidhjen që ai ka pasur me raportin e Dick Marty-t, pasi sipas kryeministrit Kreu i PD-së është kujdestari i “Shtëpisë së Verdhë” dhe përkthyesi i shqiptarëve të marrë në pyetje.

Mosdhënien e një përgjigjeje nga kryedemokrati Rama e cilëson si një  mungesë lidershipi, duke mbetur kuklla e Saliut, Ilirit dhe Monikës.

“Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”, shkruan Rama në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re